All fields are required.

Close Appointment form

Sheqeri dhe Hipertensioni

  • Home
  • Sheqeri dhe Hipertensioni
Sheqeri dhe Hipertensioni

Sipas studimit më të fundit të bërë nga Universiteti i Kanzasit dhe i publikuar në Revistën Amerikane të Kardiologjisë, përdorimi i sheqerit është një faktor i madh rrisku për ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut. Shumë prej nesh e dimë që përdorimi i kripës rrit rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare, por në fakt ky studim tregon që përdorimi i i sheqerit të jetë më i rrezikshëm se kripa.

Sheqeri ka një lidhje shumë më të ngushtë me tensionin e lartë krahasuar me kripën, pasi nëse konsumohet në sasi të mëdha ai mund të stimulojë një zonë të trurit e njohur si hipotalamusi që më pas con në rritje të rrahjeve të zemrës dhe të presionit të gjakut.

Mendohet që si faktor i shtuar rrisku është përdorimi i lëngjeve të frutave dhe i atyre me gaz.

Përgjithësisht të sëmurët kardiovaskulare tentojnë të zvogëlojnë përdorimin e natriumit duke evituar kripën, por hanë pa kujdes ushqime të përpunuara të cilat në përgjithësi kanë normë të lartë sheqeri dhe yndyrnash. Për pasojë rrezikojnë veten edhe nga kolesteroli, diabeti, mbipesha etj.

Këshillohet që dietat e pacientëve të diagnostikuar me hipertension të përshtaten nga mjekët, të cilët përcaktojnë edhe testet e nevojshme laboratorike për të kontrolluar shëndetin tyre. Kontrolli i sheqerit dhe i yndyrnave në gjak është një pjesë e rëndësishme e këtij kujdesi.

Bëni kontrolle periodike me analiza laboratorike! Përfitoni nga cmimi ofertë i paketës së analizave pranë Klinikës 7. Mirësevini!

  • Share This

Related Posts