All fields are required.

Close Appointment form

Rreth nesh

Klinika diagnostikuese 7 është një institucion shëndetësor jo-publik i krijuar në vitin 2017, me synimin e vetëm, që ti ofrojë cdo pacienti një shërbim cilësor mjekësor, cmime konkuruese dhe trajtim me dinjitet. Klinika diagnostikuese 7 ofron një gamë të gjerë ekzaminimesh klinike, biokimike, hormonale, përmes aparaturave moderne dhe stafit të specializuar brenda dhe jashtë vendit.

Klinika diagnostikuese 7 punon me teknologji dhe metoda bashkëkohore. Në ambjentet e tij janë instaluar aparatura dhe autoanalizatorë prodhime të kompanive me famë botërore Roche dhe Sysmex që janë nga më të njohurat në fushën e ekzaminimeve laboratorike.

Klinika diagnostikuese 7 sjell më të mirën e eksperiencës amerikane si edhe atë evropiano- perëndimore në fushën e ekzaminimeve laboratorike. Mjekë të huaj vizitojnë kliniken tonë rregullisht për të trajnuar personelin shqiptar si edhe për të marrë pjesë në fushata të ndryshme ekzaminuese për grupe të caktuara pacientësh.

Klinika diagnostikuese 7 sjell në tregun shëndetësor të Shkodrës risinë që I ka munguar për dekada me rradhë. Shërbim cilesor dhe trajtim me dinjitet kjo është motoja jonë.