All fields are required.

Close Appointment form

Pajisjet

Cobas Cobas Integra 400 Plus

Aparati është i projektuar për konsolidimin e testeve dhe rritjen e eficences në të njëjtën kohë duke siguruar kështu një ulje të kostos laboratorike. Sistemi Cobas Integra ka një menu të gjerë dhe zotëron katër lloje të ndryshme të teknologjisë duke e bërë atë një aparat shumë efikas.

Avantazhet kryesore që e dallojnë Cobas Cobas Integra 400 Plus nga aparaturat e tjera janë:

  • Rritja e eficencës së punës
  • Zotërimi i katër metodave teknologjive të ndryshme: absorbancë fotometrike, turbidimetri, fluoreshenca dhe fotometria jono-selektive
  • Kryerjen e mbi 140 aplikime të njëkohësishme
  • Mbajtja e kasetave në bordin frigoriferik të aparatit siguron një jetëgjatësi të lartë, stabilitet, parandalim të avullimit dhe degradimin e reagenteve, si dhe një interval të gjate kalibrimi.
  • Çdo kasetë mban të gjitha nevojat e reagentëve deri në 800 ekzaminime duke rritur kapacitetin në bord, duke zvogëluar mundësitë e gabimeve si dhe duke kursyer kohën e stafit.

Sysmex XS-1000i

Seria XS-1000i e prezantuar nga Sysmex përfaqëson teknologjinë më të fundit në fushën Hematologjisë të karakterizuar për laboratore të vegjël dhe të mesëm me një gamë prej 50-70 analizash në ditë.

Parimi i matjes Flouoresence Flow Cytrometry (citometria e fluoreshencës rrjedhëse) rrit mundësinë analitike duke mos bërë kompromis në lidhje me rezultatet.

Avantazhet kryesore që e dallojnë Cobas Sysmex XS-1000i nga aparaturat e tjera janë:

  • I saktë dhe efikas
  • Performancë e qëndrueshme
  • Aftësi diagnostikuese efektive duke përdorur citometrinë e fluoreshencës rrjedhëse
  • Përdorimi i një sistemi barkodi efektiv
  • I lehtë në përdorim

Elektrolitmeter AVL 9180

Elektrolitmeter AVL 9180 bënë të mundur analizimin e elektroliteve. Zotërimi i disa avantazheve kryesore si siguria, fleksibiliteti, lehtësia në përdorim dhe kostoja e ulët e punës janë kombinuar më së miri tek ky aparat, cka e bëjnë atë shumë konkurues.

Roche Elecsys 2010 Analizator imunologjik nga më efikaset që janë prodhuar ndonjeherë.