All fields are required.

Close Appointment form

Otiti

Otiti

Një ndër sëmundjet që ndeshim shpesh është edhe Otiti, një inflamacion i veshit që përgjithësisht lokalizohet në brendësi të tij.

Simptomat

Skuqje e veshit, kruarje, një dhimbje e vazhdueshme dhe herë herë pulsuese në vesh, formim me ose pa rrjedhje të qelbit, apo rënie e dëgjimit. Otiti I prek të gjithë, por më të ndjeshëm janë moshat pediatrike. Tek foshnjet e vogla vihet re një reagim i tyre me anë të tundjes së kokës, ose me anë të prekjes së veshit me dorë. Përgjithësisht shoqërohet me shumë të qara, që kanë tendencë të qetësohen në rast se ju krijon një shtypje të lehtë në zonën e veshit.

Shkaqet

Shkaku kryesor i Otitit janë infeksionet bakteriale, dhe më rrallë ato mykotike apo virale. Uji i kontaminuar i pishinave, deteve, apo liqeneve infekton pjesën e brendshme të veshit. Edhe përdorimi i kunjave, apo i formave të tjera të higjenës së veshëve mund të bëhet shkak për të krijuar Otit pasi shpesh herë gërvishtin indet delikate në brendësi të tij. Kujdes duhet të tregojnë edhe personat, që përdorin proteza që rrisin dëgjimin, kufje të brendshme, apo forma të tjera teknologjike që vendosen brenda kanalit të veshit pasi edhe këto mund të kthehen në burim infeksioni. Shpesh herë edhe disa lloje termometrash elektronikë të cilët vendosen në zgavrën e veshit mund të përbëjnë rrezik serioz sidomos në rastet kur i njëjti termometër përdoret tek shumë fëmijë pa marrë masat e duhura të higjenës të tij.

Mjekimi

Rekomandohet përdorimi i antibiotikëve me doza të larta 48 orë pas fillimit të sëmundjes kur situata përkeqësohet. Kryerja e analizes se sekrecioneve te veshit, para fillimit te antibiotikut. Perdorimi i barnave zhbllokuese te hundes. Përdorimi i analgjezikëve për qetësim të pacientit dhe mbajtja e tij nën kontroll.

Bëni kontrolle periodike të fëmijës tuaj sidomos në stinën e verës! Drejtohuni pranë mjekut të familjes dhe përmes analizave laboratorike, në mënyrë të vecantë Gjak Komplet. Klinika 7 ju ofron një paketë analizash me cmim ofertë për fëmijën tuaj. Mirësevini!

  • Share This

Related Posts