Përkujdesja e përditshme për këmbët mund të parandalojë probleme serioze të tyre. Bëni një mënyrë jetese të shëndetshme për të mbajtur vlerën e sheqerit tuaj në gjak sa më pranë normës! Kontrollojini këmbët cdo ditë! Mund të keni probleme me këmbët pa qenë fare i vetëdijshëm për këtë fakt. Kontrollojini këmbët për prerje, plagë, shenja të kuqe, ose thonj të infektuar.
Lajini këmbët cdo ditë!
Lajini këmbët me uje te vakët dhe jo të nxehtë! Mos i fshini me forcë, sepse lekura mund te ashpërsohet shume gjatë tharjes.
Mbajeni lëkurën e këmbëve të butë dhe të lëmuar!
Vendosni një shtresë të hollë kremi, në pjesen e poshtme dhe të sipërme të këmbëve, por jo në mes të gishtave, sepse mund të jetë shkaktar i ndonjë infeksioni.
Vishni këpucë dhe corape gjatë gjithë kohës!
Këshillohet që të vishen këpucë dhe corape prej pambuku në cdo stinë të vitit. Nuk këshillohet ecja zbathur as në ambjente të mbylluara sic është psh shtëpia.
Mbrojini këmbët nga nxehtësia dhe i ftohti!
Gjithmone vishni dicka kur ecni në plazh, apo në trotuare të nxehtë. Mbajini këmbët larg nga burimet e forta të nxehtësisë dhe mos përdorni asnjëherë shishe me ujë të valuar për ngrohjen e tyre. Nëse i keni këmbët të ftohta vishni corape pambuku gjatë natës. Përdorni cizme të ngrohta në dimër për të shmangur morthin. Kontrolli i vlerave të sheqerit dhe yndyrnave në gjak e urine në mënyre periodike shton mundësitë e trajtimit në kohë edhe të komplikacioneve me këmbët. Klinika 7 ju ofron një paketë analizash me një cmim oferte. Mirësevini!