75% e peshës trupore përbëhet nga uji. Dehidratimi ndodh kur sasia e ujit që largohet nga trupi është më e madhe sesa sasia që futet në të. Trupi është shumë dinamik dhe në ndryshim të vazhdueshëm ndaj bëni kujdes.
Shkaqe të dehidratimit mund të jenë:
– Diarreja
Diarreja është shkaku më i zakonshëm i humbjes së ujit të trupit. Diarreja e vazhdueshme është e rrezikshme pasi një sasi e konsiderueshme e ujit mund të humbasë me çdo lëvizje të zorrëve.
– Të vjellat
Të vjellat e vazhdueshme mund të jenë një shkak serioz për humbjen e lëngjeve dhe është e vështirë për një person ta zëvendësojë ujin, nëse nuk është në gjendje të tolerojë lëngjet.
– Djersitja
Trupi përdor një sasi të madhe uji në formën e djersës për të freskuar vetveten, kur është i nxehtë për shkak të ambientit ose për shkak të një temperature të lartë të shkaktuar nga ndonjë infeksion.
– Diabeti
Tek njerëzit me diabet, nivelet e larta të sheqerit në gjak çojnë në shkarkim të sheqerit në urinë dhe pas kësaj bie niveli i ujit dhe shkaktohet dehidratim. Prandaj, urinimi i vazhdueshëm dhe etja e tepërt janë disa nga simptomat e diabetit.
– Trajtimi
Eshte shumë e rëndësishme që sasia e ujit që humbet të zëvendesohet, bashkë me kripërat minerale. Prandaj, fillohet marrja e sasive të mëdha uji, me solucion tresol, nga goja edhe kur ka të vjella. Klinika 7 ju ofron kontrollin e elektroliteve në gjak me një cmim ofertë, si paketë. Ju ofrojmë trajtim cilësor, me cmime konkuruese dhe trajtim me dinjitet. Mirësevini!