Celuliti është një shqetësim i vazhdueshëm për zonjat, sidomos gjatë stinës së verës. Ai prek rreth 80% të grave dhe shkaktohet nga hormoni i estrogjenit. Estrogjeni ruan yndyrën në indin e nënlëkurës, e cila mbledh ujin duke krijuar celulitin. Celuliti shfaqet kryesisht tek kofshët, të ndenjurat, gjunjët, këmbët, dhe më rrallë në bark, apo në krahë. Shkaqet e shfaqjes së tij janë të ndryshme, si dieta, jeta sedentare, përdorimi i rrobave të ngushta, takat e larta, apo trashëgimnia.
Si mund ta parandaloni celulitin?
Celuliti nuk mund të luftohet duke mbajtur “dietë shtrënguese”, por duke ngrënë rregullisht pesë herë në ditë. Në këtë mënyrë shmanget luhatja e sheqerit në gjak dhe depozitimi i yndyrnave. Përveç kësaj, këshillohet eliminimi ose zvogëlimi i sasisë së karbohidrateve të përpunuara si makaronat, buka e bardhe, dhe prodhime te tjera te brumit. Fruta, të tilla si mandarina, rrushi apo fiku duhen ngrënë në sasi të vogël. Ato shkaktojnë, rritjen e insulinës, hormonit që konverton sheqernat e tepërta në yndyrë. Shmangni përdorimin e mishit të kuq dhe të produkteve të qumështit sepse favorizojnë mbajtjen e ujit. Këshillohet ngrënia e peshkut të pasur me acide yndyrore themelore si Omega 3 , e cila nuk pengon lëvizjen e gjakut dhe e pastron atë nga toksinat.
Në këtë mënyrë reduktohet ënjtja dhe përmirësohet struktura qelizore. Burime të tjera të yndyrnave ”të mira” janë edhe vaji i ullirit (jo më shumë se 2 lugë në ditë), vaji i arrës së kokosit, avokadoja, arra dhe bajame (3-5 në ditë). Dhe mos harroni perimet një ushqim i pasur me fibra që i mban zorrët të pastra duke eleminuar lengjet e tepërta. Zvogëloni përdorimin e kripës, e cila është e njohur për favorizimin e mbajtjes së ujit dhe formimit të celulitit! Ju këshillojmë të kujdeseni për veten dhe të bëni kontrolle rutinë të nivelit të hormoneve femërore në gjak. Pranë Klinikës 7 mund të përfitoni kryerjen e analizave hormonale femërore, me një cmim oferte. Mirësevini!